Shala: S’mund të lëshohemi në aventura që pas SHBA-së, aleati i parë me qenë Turqia

Aktuale

Shala: S’mund të lëshohemi në aventura që pas SHBA-së, aleati i parë me qenë Turqia

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 22:16
Asdren Shala

Profesori universitar dhe anëtari i PSD-së, Asdren Shala, ka thënë se Kosova duhet të ketë raporte të mira me Turqinë, por sipas tij nuk duhet lejuar që shteti turk, sidomos udhëheqja e Erdoganit të instalojë ndikimin e tij në Kosovë.

Por, ai ka thënë se në Kosovë po përgatitet infrastrukturë që ketë adhurim pa kushte ndaj Turqisë.

Shala e ka vlerësuar si të rrezikshme që me pa Turqinë si aleatin e dytë pas SHBA-së.

“Në parim nuk jam kundër që më pas raporte miqësore me Turqinë si me çdo shtet tjetër që e ka fuqinë ekonomike mbrapa, por ta keqpërdor historinë për me shtru infrastrukturën e adhurimit ndaj Turqisë, pa kushte është problem i madh. Nuk guxojmë na me u leshu në kësi aventura e më qenë aleatë i parë pas SHBA-së, Turqia. Synimi i Kosovës është Bashkimi Evropian dhe si e tillë që kjo rrugë që na kemi ndjek po edhe ja kemi caktuar vetit, si më e mira e mundshme dhe si amanet i rilindasve, nuk mundemi me kanë në një qerre me Turqinë”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat