Domazeti i referohet një shkrimi akademik: Turqia në vitet e 90-ta ka stërvitur UÇK-në

Aktuale

Domazeti i referohet një shkrimi akademik: Turqia në vitet e 90-ta ka stërvitur UÇK-në

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 21:46
Riad Domazeti

Riad Domazeti, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka thënë se sipas një shkrimi akademik që e ka lexuar, gjatë viteve të 90-ta, Shërbimi Turk i Inteligjencës ka stërvitur pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Izmir.

Ai ka thënë se autori i këtij shkrimi është një akademik, Sadri Soja dhe publikimi është në gjuhën angleze.

“Turqia ka qenë shumë aktiv edhe në aspektin politik –diplomatik, por edhe në aspektin të përgatitjes së kuadrove të pjesëtarëve të UÇK-së. Kam pasur rastin të lexojë një punim akademik, ku theksohet se Shërbimi Turk i Inteligjencës ka trajnuar UÇK-në gjatë viteve të 90-ta në qytetin e Izmirit në Turqi. Normalisht këto informata duhet të studiohen dhe të vërtetohen”, ka thënë ai.

Duke folur për raportet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, ai ka thënë se ato i tejkalojnë raportet bilaterale klasike.

“Nuk janë vetëm marrëdhënie bilaterale klasike që mund t’i quajmë marrëdhëniet ekonomike, politike. Mendoj që marrëdhëniet Turqi- Kosovë i tejkalojnë ato marrëdhëniet ndërmjet kombeve apo shteteve moderne në ditët e sotme”, ka thënë Domazeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat