Mbi një mijë e 200 qytetarë serbë janë pajisur me patentë shoferë të Kosovës

Aktuale

Mbi një mijë e 200 qytetarë serbë janë pajisur me patentë shoferë të Kosovës

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 21:24
Ilustrim

Mbi një mijë e 200 qytetarë serbë janë pajisur me patentë shoferët nga ata ilegalë për në RKS, prejse Ministria e Punëve të Brendshme më 7 maj mori vendim që t’ua mundësojë ndërrimin e tyre.

Ndërsa vetëm në katër komunat veriore sipas të dhënave që ka siguruara është bërë konvertimi i 979 patentë shoferëve.

Sipas komunave, në Mitrovicën e Jugut janë bërë 345, në Leposaviq 275, në Zubin Potok 181 dhe në Zveçan 178.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se procesi i konvertimit të patentë shoferëve po shkon mirë dhe se ka interesim nga qytetarët.

Në fillim të majit, Qeveria e Kosovës njoftoi se MPB nxori vendim që u mundëson qytetarëve të konvertojnë patentë-shoferët e lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare të lëshuara nga institucionet e Kosovës.

Më 7 maj, MPB-ja bëri të ditur se kalimi në patentë-shofer RKS nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentës së shoferit, “por vetëm aplikim, të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente”.

Ky vendim do të jetë i vlefshëm deri me datën 9 gusht 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat