Spahiu: Turqia vëllai i madh i Kosovës që e mban në lojën Ballkanike

Aktuale

Spahiu: Turqia vëllai i madh i Kosovës që e mban në lojën Ballkanike

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 21:16
Nexhmedin Spahiu

Profesori Universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Turqia është një ndër katër aleatët strategjik të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në raport me Kosovën, Spahiu ka thënë se Turqia është vëllai i madh i Kosovës.

Turqia është një ndër katër aleatët strategjitë të Kosovës dhe Shqipërisë. Turqia është vëllai i madh i Kosovës i cili e mban në lojën Ballkanike”, ka thënë ai.

Spahiu, i pyetur nëse aktualisht raportet e Kosovës dhe Turqisë janë në nivelin më të lartë, ai ka thënë se janë vazhdimësi e bashkëpunimit.

Madje, ai ka thënë se presidenti i parë që ka takuar Ibrahim Rugovën si udhëheqës i LDK-së, ka qenë ai turk, Suleyman Demirel.

“Janë vazhdimësi, sepse presidenti i parë i një vendi që ka takuar Ibrahim Rugove, ka qenë presidenti turk, Demirel, në kohë kur t’i s’je kerkun, je i nëpërkëmbër. Dhe me taku një president e një shteti siç ka qenë Turqia një qytetar të një vendi që udhëheqë një lëvizje për liri nuk ka qenë pak”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat