Policia me aksion kundër fajdeve në Prishtinë e Pejë, arrestohen tre persona

Aktuale

Policia me aksion kundër fajdeve në Prishtinë e Pejë, arrestohen tre persona

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë e Pejë po zhvillohet një operacion i gjerë policor ku janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale të fajdeve.

Në njoftimin e policisë thuhet se ky operacion vjen si rezultat i angazhimeve të pandërprera dhe hetimeve intensive nga hetuesit policorë të drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar.

“Si rezultat i angazhimeve të pandërprera dhe hetimeve intensive nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, të asistuar nga njësitet relevante policore, sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor”.

“Ky operacion policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale të fajdeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, policia bëri të ditur se aksioni po vazhdon dhe se do të ketë informata shtesë lidhur me zhvillimet e operacionit dhe rezultatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat