Rikthimi në dialog, pa pritje të mëdha

Aktuale

Rikthimi në dialog, pa pritje të mëdha

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 20:50
Foto nga takimi

Pavarësisht caktimit të datës për takimin e kryeministrit kosovar Kurti dhe presidentit serb Vuçiq në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit për diplomaci të BE-së, Borrell, njohësit e rrethanave politike deklarojnë se dialogu nuk pritet të sjellë shumë përparim.

Që të bëhen hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, emisari Lajçak qëndroi të martën në Prishtinë, ku pati takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Megjithatë, ai tha se rifillimi i procesit nuk do të jetë i lehtë.

Vështirësi në këtë drejtim shohin edhe njohësit e rrethanave politike në Kosovë.

Sipas tyre, edhe nëse palët kthehen në dialog, vështirë se do të ketë sukses nga këto takime.

“Serbia është duke blerë kohë në dialogun me Kosovën. Serbia e ka dështu dialogun. Blen kohë, pret rrethana të reja politike dhe gjeopolitike për ta shkëputur një pjesë të Kosovës. Udhëheqjes së Kosovës i mbetet të rimendojë, të rikalibrojë dialogun sepse kështu sic është nuk mund të prodhojë asnjë rezultat sepse nuk ka gatishmëri as nga Serbia as nga BE-ja”, deklaroi Melazim Koci, politolog për televizionin publik.

“Së pari nuk kemi pasë normalzim të raporteve mës Kosovës e Serbisë e poashtu nuk kemi pasë nënshkrim të marrëveshjeve e as zbatim, shtoja kësaj edhe një sulm terrorist në veri. Pashmangshëm duhet të shkruhen në CV-në e zotirt Lajcak sepse kanë ndodhë në kohën kur ai ka qenë dhe është fasilitues I këtij procesi dialogues”, tha analisti Fidan Ukaj.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator në procesin e dialogut, një ditë pas takimit me emisarin Lajçak në Prishtinë, tha se progresi nuk është varur asnjëherë nga Kosova, por është Serbia ajo që vazhdimisht kundërshton zbatimin e marrëveshjes bazike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat