Zyrtarja e PSD-së për takimin Kurti-Vuçiq më 26 qershor: S’po du me ia qëllu e me dalë fjalët e mia

Aktuale

Zyrtarja e PSD-së për takimin Kurti-Vuçiq më 26 qershor: S’po du me ia qëllu e me dalë fjalët e mia

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 20:39
Teuta Rrusta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar rundin e ri të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Për këtë takim ka folur Teutë Rrushta nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Ajo ka thënë se “nuk ka dëshirë që të dalin fjalët e saj”, por shton se gjithçka po shkon te Asociacioni i komunave me shumicë serbe – duke thënë se Kurti e ka pranuar atë.

“Mua më jep shqetësim, pavarësisht që kam dëshirë me m’u vërtetu që e kam mirë, të njëjtën kohë e kam brengë që për çka e kam mirë nuk është mirë. Nuk kam qef që projekti i ardhshëm me qenë Asociacioni, se na e dimë që krejt projekti është t’u u sjellur rreth asaj”.

“Është një profil politik, model politik është që krejt kohën dëshiron mos me qenë vazhdimësi e proceseve të kaluara. Por don me u duk e siç ti dokesh duke refuzuar”, ka thënë Rrushta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat