Alma Lama: Idealistët u larguan e servilët iu bashkuan, VV ka dështuar

Aktuale

Alma Lama: Idealistët u larguan e servilët iu bashkuan, VV ka dështuar

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 19:41
Alma Lama

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama, ka folur rreth Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo thotë se kur kishte hyrë në këtë subjekt politik, kishte besuar në disa kauza të tyre, por që më pas kishte kuptuar se ata nuk kishin ndonjë plan të heqnin dorë nga mjetet jashtë institutcionale.

”VV kur kam hyrë une i ka pasur disa kauza në të cilat kam besuar, që lidheshin me sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit, bashkimit kombëtar, etj, kundër dialogut me Serbinë etj. Por pasi hyra kuptova që ata nuk kishin në plan të hiqnin dorë nga mjetet jashteinstitucionale, vazhdonin me metoda jodemokratike sjelljen brenda institucioneve”, shprehet Lama.

Ajo thotë se Vetëvendosje ka ndryshuar vetëm tani se është në pushtet, duke braktisur çdo kauzë të tyre.

”Kjo e fundit ka ndryshuar vetem tani qe jane ne pushtet. Por me kalimin e viteve VV ka braktisur ne cdo kauze, eshte bere me shume populiste, perdor propoganden per te mbuluar deshtimet dhe ka deshmuar se interesi partiak eshte gjithmone mbi ate nacional” thekon ish-deputetja e VV-së.

Lama deklaron po ashtu se është ngritur me numra, por nuk është se ka ndryshuar si parti e pjekur demokratike, derisa tregon se si shumë njerëz idealistë që i ishin bashkuar këtij subjekti politik, e kishin braktisur atë.

”VV është rritur ne numra por nuk ka evoluar në një parti të pjekur e demokratike. Shumë njerëz idealistë që u bashkuan me të, janë larguar dhe tani janë afruar njerëz servilë, që kane primar vetëm interesat personale, që dikur janë shprehur në menyrat më kritike për VV. Po kështu kanë mbetur militantët dhe njerëz të pakualifikuar që sot udhëheqin ministritë dhe institucionet dhe kanë deshtuar në tëresi”, potenton ajo.

Në anën tjetër ish-deputetja e VV-së, konsideron se ky subjekt politik nuk ka arritur të jetë shpresa e qytetarëve për ndryshim , por është imitim i partive që kanë pasur më herët pushtetin.

”VV pra s’ka arritur të jetë shpresa e ndryshimit por më shumë një imitim i partive që kanë pasur më herët pushtetin. Ndërsa nëdiplomaci, e ka sjellë Kosovën në përplasje me miqtë dhe partnerët, duke humbur kështu besimin e tyre”, përfundon ish-deputetja, Alma Lama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat