Ish-nënkryetari i Pejës pas lirimit nga akuzat dhe konfirmimit të pafajësisë: Faleminderit juve që më besuat

Aktuale

Ish-nënkryetari i Pejës pas lirimit nga akuzat dhe konfirmimit të pafajësisë: Faleminderit juve që më besuat

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 19:27
Shkumbin Gashi

Ish-nënkryetari i Pejës, Shkumbin Gashi është liruar sot nga të gjitha akuzat që rëndonin mbi të, e që sipas Gashit kanë qenë të orkestruara politikisht.

Ai tha se më në fund fitoi Drejtësia, teksa falënderoi miqtë e familjarët që i qëndruan pranë e besuan në pafajësinë e tij.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Të dashur miq,

Sot, pas tre viteve të gjata dhe të vështira, më në fund, drejtësia ka triumfuar!

Gjykata Themelore më ka liruar nga të gjitha akuzat e padrejta që më ishin ngritur. Ky vendim i ditës së sotit është një fitore e madhe për të vërtetën dhe drejtësinë, dhe një dëshmi se e drejta gjithmonë del në pah. Me ketë rast uroj edhe Sylë Balajn për lirimin nga të gjitha aktakuzat e ngritur ndaj nesh.

Në këtë rrugëtim të gjatë dhe të mundimshëm, kam pasur pranë vetes avokatet dhe miqt e mi Fatmir Kurmehaj dhe Xhafer Tahirin. Faleminderit nga zemra, Fatmir dhe Xhafer, për përkushtimin, guximin dhe mbrojtjen e palodhshme që më keni ofruar gjatë kësaj kohe.

E vërteta është se ky rast ka qenë një tentativë e pastër politike për të njollosur emrin dhe figurën time politike. Megjithatë, drejtësia triumfoi mbi padrejtësinë dhe manipulimin. Falenderoj gjykatësit që me integritet dhe paanësi vërtetuan pafajësinë time, duke dëshmuar kështu se e drejta është mbi të gjitha.

Një falenderim i veçantë dhe i thellë shkon për secilin prej jush miq e familjarë që më keni mbështetur e që keni besuar në pafajësinë time dhe që keni qëndruar krah meje në çdo hap të këtij rrugëtimi.

Përkrahja juaj më ka dhënë forcën dhe guximin për të vazhduar dhe për të luftuar çdo ditë për të vërtetën. Faleminderit.

Në fund po e përmbylli këtë njoftim dhe falemnderim me thënjen e Presidentit Rugova “Në jetë duhet pasur vullnet e durim të mirat vijnë pastaj", e sot u vërtetua kjo thënje.

U pafshim për ditë të mira për vendin.

Me respekt,

Shkumbin Gashi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat