Agusholli i VV-së: Qëndrimet e mia munden me ndiku të mos jem pjesë e listës për deputet, por...

Aktuale

Agusholli i VV-së: Qëndrimet e mia munden me ndiku të mos jem pjesë e listës për deputet, por...

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 19:06
Gramos Agusholli

Deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli ka deklaruar se qëndrimet e tij ndonjëherë kundër partisë mund të ndikojnë në mos përfshirjen e tij në listën e ardhshme.

‘’Besoj që qëndrimi im, mundet me ndikuar në mos përfshirjen time në listë”, theksoi Agusholli.

Ai tutje, tha se nuk e përkrah paraqitjen e kryeministrit Kurti në Paradën e Krenarisë për mbështetjen e LGBT+.

”Qëndrimi është i rëndësishëm për mua. Paraqitja e Kurtit në paradë është bindja e tij, unë e kam bindjen time, por unë nuk e përkrahi këtë’’, thotë ai.

Agusholli thotë se nuk ka ndonjë planifikim për subjekt tjetër politik.

‘’Nuk ka kurrfarë planifikimi për subjekt tjetër politik, qëndrimi im do të varet krejt nga lista e ardhshme’’ potencoj ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat