Zemaj: Turp, dikush tentoi të pasurohet me listën preliminare të barnave, të ketë hetim

Aktuale

Zemaj: Turp, dikush tentoi të pasurohet me listën preliminare të barnave, të ketë hetim

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 18:58
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, thotë se anulimi i listës preliminare të çmimeve të produkteve medicinale ka ndodhur pas reagimit të subjektit politik dhe njerëzve që e kanë përcjellë procesin.

Zemaj thotë se ky proces duhet të hetohet, pasi që ka vend për hetime penale.

Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se dikush nga partia qeverisëse ka tentuar që pasurohet në mënyrë të shpejtë e me miliona duke përdorur rritjen e çmimeve të barnave.

“Anulimi ka ndodhur nga reagimi jonë i LDK-së dhe i njerëzve të vullnetit të mirë që e përcjellin këtë proces. Duket që ka qenë një ndërhyrje dhe unë kanë kërkuar që të ketë edhe hetim, sepse ka vend për hetime penale. Duket që dikush ka tentuar që të grabis përmes vendosjes së këtyre çmimeve dhe të pasurojë dikë, duke filluar nga akterët qeveritarë dhe deri te ata te pjesa e ulët”, tha ai.

Zemaj thotë se me atë se çfarë është tentuar të bëhet përmes listës preliminare është e turpshme, pasi që ndikon direkt në xhepin e pacientit.

“Ajo se çfarë është tentuar të bëhet me të vërtetë është e turpshme për xhepin e varfër të qytetarit dhe pacientit. P.sh., me vendosjen e pragut të aspirinave është bërë diku rreth 1 euro e 5 cent më shumë dhe sipas parallogaritjes janë diku vetëm nga një kompani që shiten 1 milionë e 200 mijë aspirina në vit, këta e kanë bërë llogarinë saktë, nga 1 euro e 5 cent më shumë për atë shumë, pra është pasurimi i menjëhershëm i një individi ata të cilën e kanë paraparë”, deklaroi ai tutje.

Ministria e Shëndetësisë ka anuluar ditë më parë listën preliminare të çmimeve të produkteve medicinale. Në vendimin të Ministrisë bëhet e ditur se kundër vendimit për listën ka pasur ankesa dhe disa prej pretendimeve janë konfirmuar nga Komisioni i Ankesave. Ankesat kanë pasur të bëjnë me çmimet në disa produkte.

Ligji që parashihte rregullimin e çmimit të barnave për blerjet publike dhe tregun privat ishte miratuar në korrik të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat