Batusha: Serbisë edhe po ia dhamë Asociacionin, s’do i zbatojë marrëveshjet

Aktuale

Batusha: Serbisë edhe po ia dhamë Asociacionin, s’do i zbatojë marrëveshjet

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 18:54
Agon Batusha

Deputeti i Vetëvendosjes Agon Batusha, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesa për heqjen e masave nga ana e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Kosova është dëmtuar nga BE me gabimet e Serbisë.

“Masat e BE-së janë të padrejta, nga faji i Beogradit pësoj Kosova”, ka thënë Batushi.

Ai ka thënë se nuk e kupton presionin e madh që po i bëhet Kosovës për ta pranuar Asociacionin.

“Serbisë edhe po ia dhamë Asociacionin, s’do t’i zbatojë marrëveshjet”, ka thënë Batusha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat