Deputeti i Vetëvendosjes Agon Batusha, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesa për heqjen e masave nga ana e Bashkimit Evropian.
Sipas tij, Kosova është dëmtuar nga BE me gabimet e Serbisë.
“Masat e BE-së janë të padrejta, nga faji i Beogradit pësoj Kosova”, ka thënë Batushi.
Ai ka thënë se nuk e kupton presionin e madh që po i bëhet Kosovës për ta pranuar Asociacionin.
“Serbisë edhe po ia dhamë Asociacionin, s’do t’i zbatojë marrëveshjet”, ka thënë Batusha.