Bajrami: Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian e kanë dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës

Aktuale

Bajrami: Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian e kanë dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 18:15
Hykmete Bajrami

Lidhja Demokratike e Kosovës të enjten ka mbajtur takim me grupin e ekspertëve te shëndetësisë, me ç’rast deputetja, Hykmete Bajrami, bëri të ditur se ky organizim ka në fokus fushatën “Rruga e re” dhe për të folur për sfidat e departamentit të shëndetësisë.

Bajrami, tha se mungesa e ekspertëve është një nga problemet me të cilat përballet sektori i shëndetësisë, gjithashtu edhe numri i pritjeve për produkte medicinale është në mungesë.

“Është takim i rregull i departamentit të shëndetësisë, prej sot jemi mbledh për t’i shqyrtuar problemet e shëndetësisë. Numri i ekspertave në departament është i madh sesa ata që kanë kontribuar. Numri i pritjeve për barna është i madh, mungese totale sa i përket sigurimeve shëndetësore nuk ka investime në pajisje”, tha Bajrami.

Përveç kësaj, deputetja dha reagim edhe për vendimin e Bashkimit Evropian për mos heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Masat ndëshkuese të Bashkimi Evropian e kanë dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës. Është indikacion që është thyer ujërat e aleancave për të cilat janë me shumë se 30 vite që janë punuar në to. Përveç dëmtimit të imazhit dhe dhe dëmtime financiare. Vetëm në trajtimin e ujërave të zeza në ujërat e pijshëm janë 293 milionë projekte që janë që një vit te bllokuara”, tha ajo.

Sipas saj kjo është ëndërra më e keqe që i ka ndodhur Kosovës. “As në ëndrrat e tona më të këqija nuk e kemi paramendu qe do të vijë kjo ditë. Bëjmë thirrje që të hiqen këto masa sepse po ndëshkohen qytetarët”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat