Ukaj për takimin Kurti-Vuçiq: Do të jetë sa për sy e faqe, pa rezultat

Aktuale

Ukaj për takimin Kurti-Vuçiq: Do të jetë sa për sy e faqe, pa rezultat

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 17:27
Fidaj Ukaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq, pritet në takohen në Bruksel më 26 qershor, në kuadër në dialogut.

Këtë takim e ka komentuat politologu, Fidaj Ukaj, i cili, ka thënë se do të jetë takim pa rezultat.

Sipas Ukajt, ky takim do të shfrytëzohet prapë nga Serbia si mundësi për propagandën e tyre.

“Prapë do të jetë një takim sa për sy e qafe. Me dëshmu para faktorit ndërkombëtarë se jemi të gatshme për takim, por që do të ketë rezultat. Po ashtu do të jetë një mundësi për Serbinë me shfaqë prapë propagandë e saj, duke akuzuar Kosovën dhe në anën tjetër duke provuar të paraqitet si bashkëpunuese ndaj thirrjeve të faktorit ndërkombëtarë, për tu takuar me palën kosovare”, ka thënë Ukaj.

Krahas kësaj, Ukaj e ka kritikuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, se e ka bllokuar procesin e dialogut, duke u fokusuar vetëm në çështjen e Asociacionit, e jo në çështje të tjera.

“Lajçak, po insiston një kërkese që ka qen e vazhdueshme në adresë të Kosovës, në aktor vitet e fundit sa është ia ndihmues i dialogut. Po e bllokojnë procesin dhe pikërisht për këtu arsye, puna dhe angazhimi i Lajçaku vetëm ndihmën dhe facilitim nuk ka qenë. Por ka qenë dështim dhe bllokim i procesit dialogues”, ka shtuar Ukaj.

Gjatë ditës, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se fokusi kryesor i takimit do të jetë zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, aneksi për zbatimin e saj “dhe rruga përpara”.

“Në fokus kryesor ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara”, ka thënë Kryeziu.

Ndërsa, nga BE-ja ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me agjendën e takimit Kurti-Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat