Krasniqi me ambasadorin francez bisedojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Aktuale

Krasniqi me ambasadorin francez bisedojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 17:18
Olivier Guerot dhe Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se të enjten ka pritur për takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në selinë e PDK-së, të dy kanë folur për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Në selinë e PDK-së, sot prita ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.

“Ambasadorin Guerot e falënderova për vizitën dhe diskutimin e frytshëm që kishim bashkë. PDK, si gjithmonë, do të vazhdojë kontributin e saj të pandalshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat