Disa punëtorë në minierën e Stantërgut refuzojnë të hyjnë në minierë, menaxhmenti del me sqarim

Aktuale

Disa punëtorë në minierën e Stantërgut refuzojnë të hyjnë në minierë, menaxhmenti del me sqarim

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 15:54
Trepça

Një grup i punëtorëve (ndërrimi i dytë) në minierën e Stantërgut që nga 14 qershori kanë refuzuar të hyjnë në minierë.

Sipas njoftimit të menaxhemtit të Trepçës veprimet e tyre nuk ishin të paralajmëruar dhe se për këtë veprim të tyre thuhet se Sindikata e Minatorëve të Trepçës nuk e ka marrë përsipër organizimin

“Si asnjëherë më parë, Sindikata e Minatorëve të Trepçës nuk e ka marrë përsipër organizimin, nuk ka Këshill Grevist e as grup të punëtorëve të cilët e marrin përgjegjësinë për mospunë-bojkot.Komunikimet e menaxhmentit me stafin dhe me personelin në nivele të ndryshme janë realizuar në baza ditore. Takimi i fundit u realizua sot në orët e mëngjesit. Punëtorët janë informuar se ditët e humbura nuk do të kompensohen dhe kjo është humbje edhe për menaxhmentin edhe për punëtorët”, thuhet në komunikatë.

Sipas menaxhmentit të Trepçës në ditën ku këta punëtorë kanë refuzuar hyrjen në minierë, të gjithë të punësuare u është paguar 68% e pagës dhe pjesa tjetër thuhet se do të bëhet në ditën në vijim.

“Punëtorët e Njësitit Miniera me Flotacion Trepça-Stantërg që nga 14 qershori (ndërrimi i dytë) nuk pranojnë të hyjnë në minierë. Ditën e njëjtë të gjithë të punësuarve në Trepça Sh.A., i’u janë paguar pagat në vlerë prej 68% të pagës neto për muajin e kaluar maj 2024. Ne si menaxhment jemi zotuar se ditëve në vijim do të procedojmë edhe me pjesën tjetër. Veprimet e ndërrimit të dytë të datës 14 qershor ishin të pa paralajmëruara. Punëtorët tjerë ditëve në vijim gjithashtu kanë refuzuar të punojnë. Të gjitha njësitet tjera janë duke punuar me intensitet të shtuar. Menaxhmenti në anën tjetër nuk do të ndalet së vepruari në gjetjen e zgjidhjes edhe për sfidën e jashtëzakonshme të “Stantërgut’”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat