Takimi Kurti-Vuçiq, qeveria jep detaje - kjo është tema kryesore

Aktuale

Takimi Kurti-Vuçiq, qeveria jep detaje - kjo është tema kryesore

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 15:41
Pamje nga Brukseli

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel më 26 qershor.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se fokusi kryesor i takimit do të jetë zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, Aneksi për zbatimin e saj “dhe rruga përpara”.

“Në fokus kryesor ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara”, ka thënë Kryeziu.

Ndërsa nga BE-ja ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me agjendën e takimit Kurti-Vuçiq.

Më herët ky takim u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ky takim i nivelit të lartë në kuadër të dialogut do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Për herë të fundit, Kurti dhe Vuçiq u takuan në Bruksel më 14 shtator të vitit 2023, kur diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ky takim rezultoi pa ndonjë përparim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat