Djali i Rugovës në kafe me deputetin e PDK-së dhe AAK-së, gazetari që postoi foton jep detaje

Aktuale

Djali i Rugovës në kafe me deputetin e PDK-së dhe AAK-së, gazetari që postoi foton jep detaje

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 15:21
Foto e publikuar nga gazetari Nefail Maliqi

Gazetari Nefail Maliqi, dje ka postuar një foto interesante në profilin e tij në “Facebook”.

Në fotografinë e publikuar shihet Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke pirë kafe me deputetin e AAK-së, Bekë Berisha dhe deputetin e PDK-së, Hisen Berisha.

Gazetari Maliqi ka shkruar se në këtë takim është folur edhe për zgjedhje.

“Muhabeti sillej kryesish për zgjedhjet e ardhshme dhe “lufta” e tyre ishte për ta zënë vendin e dytë apo të tretë ose si me kcy pragun… Për vendin e parë askush nuk fliste se e kishin një liderë që po e quajshin ‘baba’”, ka shkruar Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat