Arrestohet një shqiptar nga Kosova në Hungari, u kap me 11kg marihuanë

Aktuale

Arrestohet një shqiptar nga Kosova në Hungari, u kap me 11kg marihuanë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Policia hungareze ka arrestuar një shtetas nga Kosova pasi e kapi duke tentuar të kontrabandonte 11 kilogramë marihuanë në Hungari përmes kufirit serbo-hungarez.

Policia ka gjetur drogën në veturën e tij teksa po kalonte kufirin të dielën, raportoi DailyNewsHungary.

Zyra e prokurorit ka thënë se ka rrezik nga ikja e tij.

Pandaj edhe ka vendosur për ndalim në paraburgim deri në përfundimin e procedurave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat