Është bllokuar rruga për Gërmi, pasi dyshohet për një mjet shpërthyes.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë marrë një informatë mëngjesin e së enjtes për një mjet shpërthyes.
“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/20/auto_j4431718876293.png)
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, kanë thënë nga Policia.