Molliqaj: Dhënia e veriut, që ta marrim Preshevën, zgjidhja më e mirë

Aktuale

Molliqaj: Dhënia e veriut, që ta marrim Preshevën, zgjidhja më e mirë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 23:54
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin e tij për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Ai tha se themelimi i Asociacionit do të krijojë shumë probleme, derisa shtoi se dhënia e veriut e marrja e Luginës së Preshevës është zgjidhja më e mirë.

“Kryetari i Asociacionit ka m’u ba opozitari i kryeministrit, s’po kryhet kjo punë. Duhet me diskutu mundësinë e ripërcaktimit, unë jam për këtë punë, jo pse se thotë kërkush, e them sepse besoj që është e mundshme dhe e duhur. S’po kërkoj diçka që s’ka hapësirë te ndërkombëtarët”, tha ai.

“Ata që janë me dhënë veriun në kuptimin e ndryshimin e kufijve, që me marrë Luginën e Preshevës janë njerëz që ia dojnë më të mirën Kosovës”, vijoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat