Lajçak për takimin me Petkoviqin: Folëm për nevojën e një takimi të kryenegociatorëve

Aktuale

Lajçak për takimin me Petkoviqin: Folëm për nevojën e një takimi të kryenegociatorëve

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 23:44
Pamje nga takimi

Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq. 

Lajçak përmes një njoftimi në rrjetin social X ka thënë se me Petkoviq kanë biseduar për nevojën e një takimi të kryenegociatorëve.

“U takova edhe me kryenegociatorin serb @PetkovicPetar për të folur për çështjet teknike aktualisht në axhendën e Dialogut dhe nevojën e mbajtjes së një takimi të kryenegociatorëve për t’i adresuar ato”, shkroi Lajçak.

Lajcak këtë takim e bëri gjatë vizitës së tij në Beograd, atje ku u taku edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq  dhe me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.

Në Serbi, ai shkoi pas takimeve që i zhvilloi në Kosovë një ditë më parë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, me përfaqësues ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë, si dhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat