‘Zoti ua ruajt mend’ – Krasniqi për himnin e Kosovës: Se din kërkush çka është

Aktuale

‘Zoti ua ruajt mend’ – Krasniqi për himnin e Kosovës: Se din kërkush çka është

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 23:39
Dardan Krasniqi

Kombëtarja e Shqipërisë sot ka arritur një barazim historik me Kombëtaren e Kroacisë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Gjermani.

A po i përfaqëson Kombëtarja e Shqipërisë gjithë shqiptarët në ‘Euro 2024’? ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’.

Ish-ushtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi mendon se Kombëtarja e Shqipërisë përfaqëson gjithë shqiptarët ndaj sipas tij, meriton përkrahje të madhe.

Sipas tij Kombëtarja e Shqipërisë përfaqëson kombin shqiptarë, ndërsa Kosova është një shtet me simbole të imponuara, e që në të ardhmen mund t’i imponohen edhe gjëra të tjera.

“A e keni parë himnin e flamurit, se din kërkush çka është”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat