Protestat e dhunshme ndaj KFOR-it në Zveçan, arrestohet një serb i kërkuar nga policia

Aktuale

Protestat e dhunshme ndaj KFOR-it në Zveçan, arrestohet një serb i kërkuar nga policia

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 23:26
Ilustrim

Policia e Kosovës të mërkurën mbrëma ka arrestuar një person në Bistricë, i dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në maj të vitit 2023 në Zveçan.

Rastin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se i dyshuari po intervistohet në stacionin policor në jug.

“Sonte rreth orës 19:15 në pikën e kontrollit në Bistricë është ndalu një person L.D. që ishte në kërkim në lidhje me rastin e 29 Majit 2023 ku ishin lënduar 93 zyrtarë të KFOR-it. I njëjti është duke u intervistu në stacionin policor të jugut dhe pas intervistimit do të vendoset për hapat e mëtejmë”, u shpreh Elshani.

Ndryshe, mbi 100 ushtarë të KFOR-i kishin pësuar lëndime trupore nga sulmi i protestueseve serbë vitin e kaluar të cilin po kundërshtonin që kryetarët shqiptarë të zgjedhur të vendoseshin në objektet komunale.

Pas protestave të dhunshme, KFOR-i ka dislokuar rreth 1 mijë ushtarë shtesë e forca të blinduara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat