Muhaxheri: Sondazhet tregojnë se kemi rritje të madhe, elektorati i LDK-së është kthyer në “shtratin” e vet politik

Aktuale

Muhaxheri: Sondazhet tregojnë se kemi rritje të madhe, elektorati i LDK-së është kthyer në “shtratin” e vet politik

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 23:21
Gazmend Muhaxheri

Gazmend Muhaxheri, nënkryetar për Organizim Partiak i LDK-së, thotë se ka një kohë që subjekti i tyre politik është duke u përgatitur për zgjedhje.

‘’Partitë politike janë gjithë kohën në fushatë zgjedhore, varet nga intensiteti për t’u përgatitur për zgjedhje. Ne jemi që një kohë duke u përgatitur për to, por jemi në përgatitje. Unë po besoj se vitin tjetër ish dashur të përmbyllet ky mandat dhe të shkohet në zgjedhjet e reja’’, deklaron ai.

Muhaxheri, thotë se kanë i kanë realizuar disa sondazhe që tregojnë se subjekti i tyre politik ka ngritje dhe se elektorati i tyre i do më së shumti zgjedhjet.

‘’Ne i kemi kryer disa sondazhe dhe elektorati i LDK-së i dëshiron më së shumti zgjedhjet, ndërsa elektorati i VV-së pak ka kërku  zgjedhje. Po i presim me i ardhë koha zgjedhjeve,. Ndryshimi i madh është shumë, shumë i madh, jemi të kënaqur me rritjen që kemi, por do të ketë akoma rritje të LDK-së në këta 5-6 muaj’’ potencon ai.

Nënkryetari i LDK-së, shprehet po ashtu se subjekti i tyre ka kthyer votën e saj dhe se do të kenë ngritje krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare e ku do të kenë edhe emra të rinj në listën zgjedhore për deputet.

‘’Ai elektorati i LDK-së është rikthyer në shtratin e vetë dhe do të kemi ngritje krahasim me zgjedhjet e kaluara. Do të ketë emra të rinj, do të mbesin disa deputetë të vjetër, por do të jenë edhe shumë emra të rinj’’ deklaroj Gazmend Muhaxheri 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat