Rexhaj i VV-së: Opozita i shtyu zgjedhjet, kemi rritje të madhe në diasporë

Aktuale

Rexhaj i VV-së: Opozita i shtyu zgjedhjet, kemi rritje të madhe në diasporë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 22:36
Arbër Rexhaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj thotë se tubimet e subjektit të tyre politik kohës së fundit, janë më shumë tradicionale se sa që ka diçka risi dhe se opozita është ajo që i ka shtyer zgjedhjet.

”LVV prej se është krijuar, në datat të cilat i ka mbajtur aktivitetet ne i kemi quajtur si ditët e Lëvizjes, pra nga 10 qershori duke filluar me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e duke përfunduar parmbrëmë në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, është shumë tradicionale dhe këtu nuk ka diçka risi, dhe nëse kthehemi vit për vit se çka kemi bërë është e njëjta gjë’’, deklaron ai.

Deputeti Rexhaj, thotë se në këtë aspekt me tubime të tilla i mbajnë gjallë aktivistët dhe e aktivizojnë strukturën e tyre politike, duke thënë se opozita është ajo që i ka shtyer zgjedhjet.

‘’Pastaj në anën tjetër a duket si fushatë, dhe natyrisht në këtë aspekt e mbajmë gjallë dhe e aktivizojmë strukturën tonë dhe për zgjedhje ne kemi thënë se jemi të gatshëm çdo herë, por siç duket opozita nuk do zgjedhje, opozita i ka shtyer zgjedhjet dhe kryeministri Kurti do e përfundoj mandatin në kohë rekord, do të jetë kryeministri i parë i Kosovës që e përfundon mandatin deri në fund’’, thekson ai.

Rexhaj, thotë se kryeministri Albin Kurti do e përfundoj mandatin e tij qeverisës deri në fund si dhe duke deklaruar se kanë rritje të votave në diasporë.

‘’Në aspektin ligjor, si të hyjmë me 1 shtator, ne pra kur do që mbahen zgjedhjet, qeverinë e kryejmë në fund të mandatit. Kur do që mbahen pastaj zgjedhjet, llogaritet mandat i plotë. VV gjithmonë ka qenë e votuar shumë në diasporë, por me ndryshimin e ligjit për zgjedhje, iu është lehtësuar votimi atyre në diasporë, po ashtu aktiviteti dhe puna e mirë e Qeverisë do ta shumëfishoj votën tonë në diasporë’’, shprehet deputeti i VV-së.

Po ashtu, deputeti Rexhaj, thotë se do të ketë edhe risi në listën e tyre zgjedhore për deputet.

‘’Mendoj se VV çështjen e listës zgjedhore e ka të strukturuar në disa aspekte, e para një pjesë e listës tonë vije nga degët tona, pra ata i dërgojnë direkt kandidatët e qyteteve në lista, një pjesë e listës është e garantuar për kryetarin e VV-së, dhe një pjesë propozohet në kryesinë e VV-së’’, potencon Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat