Çfarë po paralajmëron Gjergj Dedaj: Po rri në heshtje, sepse po përgatitem për maratona të reja

Aktuale

Çfarë po paralajmëron Gjergj Dedaj: Po rri në heshtje, sepse po përgatitem për maratona të reja

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 22:23
Gjergj Dedaj

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka thënë se nuk është larguar nga politika, por vetëm se po ‘përgatitet për maratona të reja’.

Dedaj tha se do të mundohet ta japë kontributin e tij në politikë, derisa Kosova të pranohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Unë mundem me thënë se jam në fazën e heshtjes krijuese, po përgatitem per maratona të reja, sepse e kam inspirim Joe Biden edhe pse në atë moshë shumë të shtyer ka kandidu.

Unë do të kyqem saherë që është e mundshme, sidomos deri në atë ditë që Kosova të pranohet në BE dhe në NATO”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat