Krasniqi provokon: Nëse në përfaqësuesen e Kosovës luajnë serb, turq dhe romë ndihemi të përfaqësuar?

Aktuale

Krasniqi provokon: Nëse në përfaqësuesen e Kosovës luajnë serb, turq dhe romë ndihemi të përfaqësuar?

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 22:17
Dardan Krasniqi

Kombëtarja e Shqipërisë sot ka arritur një barazim historik me Kombëtaren e Kroacisë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Gjermani.

Ky barazim ka gëzuar gjithë shqiptarët. 

A po i përfaqëson Kombëtarja e Shqipërisë gjithë shqiptarët në ‘Euro 2024’? ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’.

Ish-ushtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi mendon se Kombëtarja e Shqipërisë përfaqëson gjithë shqiptarët ndaj sipas tij, meriton përkrahje të madhe.

Ai ka thënë Kombëtarja e Shqipërisë përfaqëson kombin shqiptarë, ndërsa Kosova është një shtet me simbole të imponuara, e që në të ardhmen mund t’i imponohen edhe gjëra të tjera.

“Nëse në përfaqësuesen e Kosovës luajnë serb, turq dhe romë, a ndihemi të përfaqësuar?”, ka qenë pyetja e tij provokues ndaj panelistëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat