Kombëtarja e Shqipërisë sot ka arritur një barazim historik me Kombëtaren e Kroacisë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Gjermani.
Ky barazim ka gëzuar gjithë shqiptarët.
A po i përfaqëson Kombëtarja e Shqipërisë gjithë shqiptarët në ‘Euro 2024’? ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’.
Ish-ushtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi mendon se Kombëtarja e Shqipërisë përfaqëson gjithë shqiptarët ndaj sipas tij, meriton përkrahje të madhe.
Ai ka thënë Kombëtarja e Shqipërisë përfaqëson kombin shqiptarë, ndërsa Kosova është një shtet me simbole të imponuara, e që në të ardhmen mund t’i imponohen edhe gjëra të tjera.
“Nëse në përfaqësuesen e Kosovës luajnë serb, turq dhe romë, a ndihemi të përfaqësuar?”, ka qenë pyetja e tij provokues ndaj panelistëve.