Biseda me Radojçiqin, Molliqaj: VV-ja ka vdekur si frymë dhe si koncept

Aktuale

Biseda me Radojçiqin, Molliqaj: VV-ja ka vdekur si frymë dhe si koncept

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 21:56
Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka komentuar bisedën e incizuar mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës, dhe Milan Radojçiqit.

Sipas Molliqajit, kjo situatë është një tregues se Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka humbur frymën dhe konceptin e saj.

“Kjo është një prej treguesve që VV-ja ka vdekur edhe si frymë edhe si koncept. Për mua është e papranueshme që as një anëtarë i këshillit të përgjithshëm, as një aktivist që ka kontribuar shumë, as një deputet as një ministër mos me kundërshtu bre.

Kjo është kur vdes klinikisht që quhet, tash më s’ka aty as parim as vlera as asgjë, po donë udhëheqësi jonë e mbron ai e mbrojmë na. Nëse me thënë Kurti që duhet me djeg në turr të drurëve Mimoza Kusarin se ka fol me Radojçiqin ose me dikë tjetër, ata thonë e djegim kjo i bie e vdekur”, ka deklaruar Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat