Kurti në Hamburg: Jemi të interesuar për skanerët me rreze X, që rrisin sigurinë në kufijtë e Kosovës

Aktuale

Kurti në Hamburg: Jemi të interesuar për skanerët me rreze X, që rrisin sigurinë në kufijtë e Kosovës

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 20:42
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se synim i Qeverisë është që Kosova të ketë një tregti të sigurt, duke përmendur mundësinë e pajisjes me skanimin me rreze X, sikurse Gjermania.

Këto komente Kurti i bëri gjatë vizitës së tij në Portin e Hamburgut me një delegacion nga Kosova me ftesë të përfaqësuesit të posaçëm të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

“Përfaqësuesin e posaçëm të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin të cilin e falënderoj për mikpritjen e ngrohtë, për këtë vizitë e cila ka të bëjë me vëzhgimin dhe mësimin e këtij skanimi me rreze X që zhvillohet në portin e Hamburgut për kontejnerët, maunët, dhe transportuesit e tjerë”.

“Jemi të interesuar që të kemi tregti të sigurt andaj siguria në Kosovë nënkupton sigurinë e kufijve dhe sot në këtë vizitë po shohim se cilat janë edhe kushtet me të cilët qeveria gjermane do të ishte dakord që të na pajiste edhe neve me një skaner të këtillë me rreze X ashtu që të rritet siguria në kufijtë e Kosovës sa i përket mallrave që na hyjnë dhe gjithashtu të bëhemi pjesë e Evropës sa i përket mbikëqyrjes së kufijve dhe tregtisë së sigurt. E falënderoj edhe një herë Sarrazin për këtë mundësi në portin e Hamburgut ku bëhet kontrolli kulmor i mallrave sa i përket sigurisë”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat