“Extra time” për Lajçakun, pritjet e Brukselit për dialogun dhe motivimi me miliardat

Aktuale

“Extra time” për Lajçakun, pritjet e Brukselit për dialogun dhe motivimi me miliardat

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 19:59
Miroslav Lajça

Pritjet e Bashkimit Evropian për avancim të dialogut Kosovë-Serbi, duket se janë të larta për periudhën më të nxehtë të vitit.

Emisari Miroslav Lajçak, konfirmoi se në këtë pozitë do të mbetet deri në janar të vitit të ardhshëm, përkundër që tashmë është zyrtarizuar se do të jetë ambasador i BE-së në Zvicër.

Por përderisa pritjet e Brukselit janë angazhim i palëve në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit e Aneksit të Ohrit, nga qeveria kosovare, këtë çështje e shohin si problem të vetëm palës tjetër.

Sipas Bislimit zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit nuk varet nga Kosova por nga destruktiviteti i Serbisë.

Por mbetjen e Lajçakut edhe për disa muaj në pozitën e emisarit të BE-së, Blerta Deliu, deputete e PDK-së dhe anëtare e Komisionit për Integrim Evropian, nuk e sheh me shumë optimizëm.

Ajo thotë se vendi ka shënuar regres në këtë proces dhe se tani s’po diskutohet fare njohja reciproke.

Sipas saj, tani më shumë po diskutohet për autonomi në veri dhe kjo siç deklaron është dështim i qeverisë Kurti.

Nga shoqëria civile, çështjen e Asociacionit e konsiderojnë si pikën kyçe të procesit.

“Zbatimi i marrëveshjes dhe Asociacionit nuk duket më afër sesa për muajt e kaluar, mbetemi ende larg. Qoftë për shkak mos gatishmërisë së Qeverisë për ta dërguar draftin në Kushtetuese. Por edhe siç shihet edhe mosgatishmëria e Serbisë për at respektuar marrëveshjen”, ka thënë  Belgzim Kamberi, “Musine Kokalari”.

Lajçak qëndroi në Kosovë gjatë së martës e të mërkurës, para se të shkojë për në Beograd për takimin e paralajmëruar me presidentin serb Vuçiq.

Serbisë, së voni i është kushtëzuar rruga evropiane me normalizimin e raporteve me Kosovën, duke u përfshirë në Kapitullin 35.

Por një prej arsyeve që Bashkimi Evropian ka pritje për zhvillime pozitive në raportet ndërmjet dy shteteve, janë edhe fondet milardëshe që i ka vënë në dizpocion për Ballkanin Perëndimor, e që në rastin e Kosovës e Serbisë, nga të cilat nuk mund të përfitojnë në rast përkeqësim relacionesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat