Rrezarta Krasniqi: Asociacioni është pranuar nga Kurti, kur do të implementohet varet nga ai

Aktuale

Rrezarta Krasniqi: Asociacioni është pranuar nga Kurti, kur do të implementohet varet nga ai

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 19:48
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi ka qenë kritike ndaj qeverisë së Albin Kurtit.

Sipas saj, Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë gjatë këtij mandati qeverisës.

“Po ngushëllohet me veriun, mirëpo edhe atje nuk ka bërë asgjë”, ka thënë Krasniqi.

Deputetja Krasniqi thotë se Kurti tashmë e ka pranuar Asociacionin.

Sipas saj, kur do të bëhet implementimi i marrëveshjes për Asociacionin varët nga Albin Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat