Aksion i Antidrogës në Prizren, bastisen disa lokacione – ka të arrestuar

Aktuale

Aksion i Antidrogës në Prizren, bastisen disa lokacione – ka të arrestuar

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 19:26
Ilustrim

Njësia e Antidrogës është duke zhvilluar një aksion policor në Prizren, ku cak janë personat e përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, të posedimit, shitblerjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se gjatë këtij aksioni janë duke u kryer bastisje, me ç’rast po kontrollohen lokacionet e dyshimta.

Në bazë të informacioneve të para, deri më tash një person ka rënë në prangat e Policisë, i cili fillimisht ka tentuar që të arratiset.

Gjatë këtij aksioni, pritet të sekuestrohet edhe një sasi e substancave narkotike dhe gjësende të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat