Hyseni nuk pret të ketë vendim të shpejtë nga BE për raportin e Borrellit

Aktuale

Hyseni nuk pret të ketë vendim të shpejtë nga BE për raportin e Borrellit

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 19:05
Flamur Hyseni

Profesori universitar dhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Flamur Hyseni, nuk pret që të ketë një vendim të shpejtë nga Bashkimi Evropian për heqjen e masave.

Ai këtë e ka thënë se BE deri të merret një vendim konsensual ka procedura.

“Nuk pres që të ketë lëvizje të shpejtë, sepse ka disa procedura, janë disa forume. Shqyrtimi në BE nuk vendoset direkt, se është edhe një vendim marrje konsencuale, e sidomos të shtetet kyçe si Franca, Gjermania e Italia që janë vendimmarrëse për çfarë do vendimi në BE”, ka thënë Hyseni.

Të hënë përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit, Josep Borrell ka dorëzuar në Këshillin e BE-së raportin për Kosovën ku do të shqyrtohet heqja e masave.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ditë më parë ka thënë se në bazë të informacioneve që ai ka, raporti i Borrell rekomandon heqjen e masave. Por në BE për këtë deklaratë kanë thënë se nuk është  mirë të spekulohet.

BE kishte vendosur masa ndaj Kosovës  vitin e kaluar pas trazirave në veri të nxitura nga grupe lokale serbe, të cilit kundërshtonin vendosjen në objektet komunale të kryetarëve shqiptarë të komunave në veri pas zgjedhjeve të prillit në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat