Pse Ura e Ibrit mbeti e ndarë? Ndërkombëtarët “ishin kreativ në ndarje të qytetit, i kanë borxh Kosovës”

Aktuale

Pse Ura e Ibrit mbeti e ndarë? Ndërkombëtarët “ishin kreativ në ndarje të qytetit, i kanë borxh Kosovës”

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 18:32
Ura e Ibrit

Kohëve të fundit është riaktualizuar çështja e hapjes së Urës së Ibirit, teksa emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak dhe komandanti i KFOR-it kanë deklaruar se çdo vendim në lidhje me këtë urë duhet të merret në kuadër të dialogut.

Paradoksale e ka quajtur ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, moshapjen e urës për 25 vjet dhe ka shtuar se ndërkombëtarët duke përfshirë, NATO-n e BE-në, i kanë borxh popullit dhe shtetit të Kosovës një shpejtim pse Ura e Ibrit ka mbetë e ndarë.

“Është paradoksale që 25 vjet pas çlirimit të Kosovës të jetë temë një urë. Që urat lidhin njerëzit, lidhen kombit, popuj… në një vend të vogël, të ri, në Kosovë të këtë një urë të tillë që i ndan dy komunitete. Nëse kthehemi në ’99 kur shqiptarët e Kosovës iu cenuar siguria fizike dhe ishin para nja asgjësimi, ku mbi 1 milion shqiptarë u larguan dhunshëm nga Kosova dhe një aleancë, NATO, mbështetën kombin, popullin shqiptar në Kosovë të mos asgjësohej, dhe ndodhi bombardimet e NATO-së në emër të humanizmit. Në atë vlerë u bashkuan edhe shumë shtete evropiane…”, ka thënë Veseli.

Veseli e konsideron paradoksale që 25 vjet pas çlirimit të Kosovës, një urë që lidh njerëzit është ende një çështje e pazgjidhur.

“Çfarë ndodhi që 25 një aleancë e tillë si NATO-ja, një organizatë e madhe i OKB-ja një BE në aspektin tokësor edhe Kosova iu takon atyre, kur në vlerat e BE-së janë vlerat e afrimit të njerëzve, lëvizjes. Dhe për 25 vjet ajo urë të jetë e mbyllur është paradoks… Shqiptarët e Kosovës dhe serbët lokalë i shoh si viktima, sepse ajo urë u lejua të ndahet pikërisht nga ajo organizatë nga NATO. Ajo na solli deri këtu edhe sot janë vlerat e NATO-së, por pse Ura e Ibrit mbeti i ndarë…”, ka thënë Veseli.

Në studio të Dukagjinit për këtë çështje ka folur edhe zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Skënder Sadiku, i cili, ka thënë se ndërkombëtarët kanë qenë kreativ në ndarjen e qytetit të Mitrovicës.

“Shumë kreativ kanë qenë për të ndarë qytetin, por shumë pak po ka kreativitet në bashkimin e qytetit… Administratori i parë që ka ardhur në MITROVISË po flasim sa ka qenë qytet i bashkuar ka qenë Sir Martin Garrod, a është rastësi apo teori konspiracioni i njëjti njeri ka qenë administrator i Mostarit, fatin e Mostarit nuk e kemi përjetuar ne, fatkeqësisht ne jemi ndarë në dy pjesë. Mostari është një tregim edhe me i dhimbshëm… mos të harrojmë që Komuna Veriore e Mitrovicës është e krijuar dhe e ndarë, në këtë kreativet të ndarjes. Ka qenë trup është krijuar me park dhe me fjalën paqe, kanë bërë park të paqes kanë vendosur lule midis urës. Edh ky ka qenë një kreativitet për me nda dhe me dhënë idenë  ndarjes”, ka than Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat