Njeriu që pritet të marrë udhëheqjen e NATO-s, me përshëndetje të ngrohtë për presidenten Osmani

Aktuale

Njeriu që pritet të marrë udhëheqjen e NATO-s, me përshëndetje të ngrohtë për presidenten Osmani

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 17:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Mark Rutten, kryeministër i Holandës, i cili po ashtu pritet që shumë shpejt të marrë udhëheqjen e NATO-s.

Takimi është zhvilluar në kuadër të Samitit për Paqe në Ukrainë i cili u mbajt në Zvicër ditë më parë.

Takimi mes Osmanit dhe Ruttes nis me një përshëndetje shumë të ngrohtë, ndërsa ky i thotë presidentes, “unë gjithmonë jam aty ju jeni edhe ju”, duke treguar kështu përkrahjen për Kosovën.

Kujtojmë se Presidentja Osmani ka takuar në shumë raste kryeministrin Rutte në kuadër të samiteve ndërkombëtare, përderisa gjatë vitit të kaluar ai edhe e ka vizituar Kosovën.

Në takimin që kishte me Rutten dy ditë më herët, Presidentja theksoi se kishte diskutime gjithnjë përmbajtjesore me kryeministrin holandez, “në të mirën e popullit të Kosovës dhe të ardhmes euroatlantike të saj”.

Siç kanë raportuar mediat ndërkombëtare, Rutte pritet që ta marrë udhëheqjen e NATO-s si i preferuari i shtetit kryesor në NATO, ShBA, ndërsa mbështetje ka marrë edhe nga shumë shtete evropiane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat