Policia ndalon dy persona në veri, për pengim në kryerje të detyrës

Aktuale

Policia ndalon dy persona në veri, për pengim në kryerje të detyrës

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 16:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në veri të Mitrovicës pasi kanë penguar disa policë në kryerjen e detyrës.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur pasdite, pikërisht në hyrje të rrethit të QKB-së në Mitrovicë.

Personat e ndaluar kishin ndërhyrë kur policia po tentonte ta fuste në veturë një person për ta dërguar në stacion e më pas për ta gjobitur.

I njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat