“Ky i yni e fiku Shqipërinë, kurse ai i juaji e shpëtoi Kosovën nga copëtimi”/ Çun Lajçi tregon çfarë i tha Sali Berisha për Kurtin

Aktuale

“Ky i yni e fiku Shqipërinë, kurse ai i juaji e shpëtoi Kosovën nga copëtimi”/ Çun Lajçi tregon çfarë i tha Sali Berisha për Kurtin

Nga: A.SH Më: 19 qershor 2024 Në ora: 16:22
Sali Berisha dhe Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi, ditë më parë kishte vizituar Sali Berishën në konakun e tij. Pas kësaj vizite aktori thotë se më foli zemra në atë konak .

Madje, ai tregoi se çfarë i kishte thënë Berisha atë ditë, “Atë ditë, n'odën e vet, Saliu ma tha një fjalë; - ky i yni e fiku Shqipërinë kurse ai i juaji e shpëtoi Kosovën nga coptimi! Asht tue ba punë t'madhe ai Kurti juaj dhe i lumt që s'ra nën ndikimin e Vuçiqit tonë!”

Postimi i plotë:

S'e di a i dola borxhit Berishës!

M'duket se bana mirë, përkundër thashnajave e tymnajave të verës shtrigë që përcëllon lëkura e rrjep qafa! Mua me foli zemra edhe n'konakun e Berishës edhe në rrugën e Shpresës, por edhe në Dardaninë e kundërshtive mjerane të partive që kan mbetur me duar n'xhepa e xhepat e zbrazët.

S'kan faj, se kur ishin n'pushtet duarët u rrinin n'grumbullin e parave e tani që s'po mund t'vjedhin i mbajnë n'xhepa.

Ore! Mirë që s'mbajnë tirqi si t'paret e tyre, se gjithë ditën do ti mbanin koqet e veta e do t'luanin guxhas me boça!

Atë ditë, n'odën e vet, Saliu ma tha një fjalë; - ky i yni e fiku Shqipërinë kurse ai i juaji e shpëtoi Kosovën nga coptimi! Asht tue ba punë t'madhe ai Kurti juaj dhe i lumt që s'ra nën ndikimin e Vuçiqit tonë!

Tani kur foli edhe Voker, fjalët e tij mu përputhën me ato të Berishës; - folni për t'mirat e Albinit, mos t'iu vie marre! Pranojani t'mirat, se Kryeministër ma t'mirë kurrë s'keni me pasë!

Unë që tri vite ua them të njejtat fjalë, por unë jam shqiptar, e shqiptarit ju si zini besë! Duhet nji i huaj tua thot që ti besoni! Nejse!

Me erdhi mirë kur në natën e Kurban Bajramit, Behgjet Pacolli i kërkoi falje Vokerit, që po e shoqeronte, dhe u afrua tek unë!

- Çohu n'kambë m'tha, se dua t'marrë ngrykë dhe t'përqafoj për një punë t'mirë që e bane n'Tiranë!

Njeriun duhet përkrah kur është ngusht, se kur është shlir e përkrah vetvetën!

Ty t'lumt për recitimin në Rrugën e Shpresës dhe për vizitën n'konakun e Sali Ramë Berishës! Tani të dua edhe një katramë më shumë m'tha dhe s'hezitoi tu thotë kamarierve; - çka t'han e t'pin ky burr, mi shkruani mua, se unë paguaj për artistin!

Berishë!

E sheh se Kosova t'kishte dhe t'ka simbolin e demokracisë dhe s'ka Ramoviqa as Vuçiqa që na ndanë prej teje!

- E pata me borxh me t'thanë dhe t'thashë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat