Pas përjashtimit të gazetarit nga EURO 2024, reagon publicisiti shqiptar, “godet” Armando Dukën

Aktuale

Pas përjashtimit të gazetarit nga EURO 2024, reagon publicisiti shqiptar, “godet” Armando Dukën

Nga: A.SH Më: 19 qershor 2024 Në ora: 15:33
Armando Duka

UEFA ka vendosur që të përjashtojë nga kampionati europian “Gjermani 2024” gazetarin nga Kosova, Arlind Sadikun.

Shkak për këtë vendim është bërë gjesti i gazetarit shqiptar në ndeshjen Serbi-Angli të luajtur më 16 qershor, i cili bëri me duar simbolin e shqiponjës para tifozerisë serbe.

Gjesti i Sadikut erdhi pas koreve raciste që serbët po bënin ndaj shqiptarëve, dhe duke bërtitur “Kosova është Serbi”.

Pas këtij vendimi ka reaguar publicisiti shqiptar, Milaim Nela.

Ai ka thënë se UEFA dënoi gazetarin shqiptar duke përjashtuar nga EURO 2024, kurse Serbinë e cila bënte thirrje raciste nuk ka marrë asnjë masë ndaj saj.

UEFA n/president i së cilës ështê Armando Duka i ka hequr akreditimin gazetarit Arlind Sadiku për shkak të simbolit të shqiponjës që ai bëri gjatë gjatë ndeshjes Angli-Serbi.

Në këtë ndeshje u dëgjuan thirrje raciste antishqiptare dhe siç duket edhe pas shpinës së gazetarit u shfaqën simbole shoviniste serbe ku në flamurin serb duket edhe harta e Kosovës.

UEFA deri në momentin që po shkruaj keto rrjeshta nuk ka marrë asnjë masë ndaj Serbisë por ka dënuar FSHF-në 37.5 mijë € gjobë për gjeste të pahijshme të tifozëve gjatë ndeshjes me Italinë!”, shkruan ai.

Më tej, ai thotë se për këtë FFK, ka bërë ankesë zyrtare për sjelljet raciste të Serbisë, kurse FSHF nuk ka bërë asnjë veprim.

“Ndërkohë Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë ankesë zyrtare për sjelljet raciste të Serbisë gjatë ndeshjes së kësaj të fundit por nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk kemi asnjë reagim!

Ju kujtoj se Armando Duka dhe FSHF para pak kohësh kanë bërë publik vendimin për organizim të një Kampionati Europian së bashku me Serbinë duke anashkaluar Kosovën.

Simboli i shqiponjës nuk është i dënueshem në asnjë ligj të ndonjë shteti apo rregullore ndërkombëtare. Është simbol i Flamurit Shqiptar dhe nuk është për asnjë komb apo nacionalitet tjetër!

Pse duhet të dënohet?

Simbolin e shqiponjës në ty njējtën mënyrë e kanë bërë Cristiano Ronaldo dhe Kilyan Mbape!

A do ti përjashtoni edhe ata?”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat