Zhegrova shihet nën shoqërimin e Abdixhikut në Prishtinë në prag të ndeshjes Kroaci-Shqipëri

Aktuale

Zhegrova shihet nën shoqërimin e Abdixhikut në Prishtinë në prag të ndeshjes Kroaci-Shqipëri

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 15:11
Foto nga takimi

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka qenë një nga mysafirët e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në serinë e intervistave të realizuara në kuadër të “podcast”-it.

Zhegrova është parë edhe sot nën shoqërimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku diku në qendër të qytetit, pak minuta para nisjes së ndeshjes së Shqipërisë me Kroacinë.

Megjithatë mbetet ende e paqartë se cila mund të jetë arsyeja për një takim të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat