Ambasada Amerikane zotohet për mbështetje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Aktuale

Ambasada Amerikane zotohet për mbështetje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Ambasada Amerikane ka deklaruar se SHBA-ja është e përkushtuar në mbështetjen e viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Përmes një postimi në “X”, me rastin e Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, nga Ambasada bëhet thirrje të “qëndrojmë së bashku për një botë pa dhunë dhe konflikte”.

“Këtë Ditë ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, le të qëndrojmë së bashku për një botë pa dhunë dhe konflikte që u mundëson grave dhe vajzave të ushtrojnë të drejtat e tyre njerëzore dhe të përfaqësohen dhe të udhëheqin vendimmarrjen.

Dhuna seksuale e lidhur me konfliktin nuk është një pasojë e pashmangshme e luftës – ajo mund dhe duhet të parandalohet. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur viktimat dhe të mbijetuarit e kësaj dhune” thuhet në postimin e Ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat