​Largimi i masave të BE-së, Bislimi: Kosova s'ka pranuar të shantazhohet

Aktuale

​Largimi i masave të BE-së, Bislimi: Kosova s'ka pranuar të shantazhohet

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 11:04
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë nëse do t'i hiqen masat ndëshkuese Kosovës, në mbledhjen e sotme të Komitetit Politik dhe të Sigurisë (PSC), megjithëse është raportuar se rekomandimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell është për largimin e masave.

Bislimi duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, tha se vendosja e masave ka qenë e padrejtë dhe mbi të gjitha ka vlerësime se ka pasur shkelje ligjore gjatë vendosjes së tyre.

Ai tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për largimin e masave, megjithëse shtoi se ka pasur kërkesa nga vendet anëtare që kanë kërkuar koncensione shtesë por Kosova s'ka pranuar të shantazhohet.

Bislimi, ka thënë se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian i kanë bërë dëme Kosovës, mirëpo sipas tij primare ka qenë forcimi i sovranitetit në veri.

"Shtrirja e sovranitetit në veri është si nata me ditë para tri viteve. Tash flasim për energji atje, sistem të pagesave, targa RKS. Pra ka qenë ose shtrirje e sovranitetit në veri ose lëshim pe. Prandaj besoj se insistimi i qeverisë ia ka vlejtur pavarësisht vendosjes së masave", tha ai në komisionin për integrime evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat