Lajçaku takohet edhe me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë

Aktuale

Lajçaku takohet edhe me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 10:26
Mirolav Lajçak ka shkruar pas takimeve me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirolav Lajçak, ka shkruar në X pas takimeve me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Lajçaku ka ardhur për vizitë në Kosovë të martën, për të shtyrë përpara implementimin e marrëveshjeve të arrira.

“Vlerësova takimet informuese me komunitetit ndërkombëtar në Kosovë mbi situatë në terren dhe vlerësimin e tyre për muajt në vijim”, ka shkruar Lajçaku në X.

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas qëndrimit në Kosovë, të mërkurën do të udhëtojë për në Serbi, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë njoftuar mediat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat