Arifi: Pres që raporti i Borrellit të jetë pozitiv për Kosovën

Aktuale

Arifi: Pres që raporti i Borrellit të jetë pozitiv për Kosovën

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 08:40
Dritëro Arifi

Analisiti politik dhe njohësi i çështjeve evropiane, Dritëro Arifi, thotë se pret që raporti i Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të jetë pozitiv për Kosovën.

‘’Pres që raporti i zotit Borrell të jetë pozitiv për Kosovën, sa i përket largimit të masave, sepse kjo edhe do i relaksonte raportet BE-Kosovë, por edhe do të tregonte një shenjë të mirëkuptimit për vendet të cilat i zbatojnë marrëveshjet për vendet që janë zotuar, pra do të ishte një pikënisje shumë e mirë në ndërtimit të raportit të ardhshëm Kosovë-BE’’, thotë ai.

Arifi, e quan pakujdesi dhe adoleshente deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ku ka thënë se Përfaqësuesi i lartë i BE-së, ka propozuar heqjen e masave për Kosovën në raportin e tij.

‘’Ne jemi mësuar më këto pakujdesi dhe më këtë botëkuptim adoleshent të politikës së brendshme dhe të jashtme dhe jo vetëm Bislmi por gjithë Qeveria e Kosovës, bën gabime trashnore edhe në raport me partnerët vendor edhe me ata ndërkombëtar, e sidomos me ata të BE-së’’, shprehet ai.

Analisti politik, thotë se po vërehet se Qeveria e Kosovës nuk po mëson ngaa mësimet e marra dhe nuk po i lexojnë ato siç duhet,

‘’Po vërehet se mësimet e marra këta nuk po i mësojnë, nuk po i lexojnë, dhe problemet janë se arroganca e tepërt është e dëmshme edhe për Qeverinë e Kosovës, sepse të flitet për një raport kur nuk dihet rezultati i saj, i sfidon partnerët evropian pa nevojë, Qeveria ka mundur që përmes formave tjera të ia tregoj dikujt tjetër, mediave, por jo qeveria të flet vetë për një gjë kur nuk ka informata e sidomos pa lejen e partnerëve evropian të flitet mbi këtë çështje’’, potencon njohësi i çështjeve evropiane, Dritëro Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat