Hyseni: Nuk po shohim ndryshime rrënjësore në shëndetësi

Aktuale

Hyseni: Nuk po shohim ndryshime rrënjësore në shëndetësi

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 00:01
Ekrem Hyseni

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh mjek Ekrem Hyseni, në emisionin DPT te Fidani ka folur mbi aktualitetin.

“Nuk po shohim ndryshime rrënjësore në shëndetësi. A është e domososhme? Është patjetër. A ka pasur premtime? Po ka pasur. Buxheti nuk është i volëg por reformat nuk po shihen. Ka vetëm reforma kozmetikë”, u shpreh ai.

Hyseni, tha se në planin afatmesëm, ndryshimi rrënjësor përfshin planifikimin e qartë dhe korrekt të resurseve humane, shërbimet deficitare që nuk kanë qenë deri sot, ato t’i marrin.

“Nuk kemi ndryshime. Ka shumë shërbime që mungojnë”, tha ai.

“Fondi i sigurimeve shëndetësore nuk është askund. Ky është problem i vjetër”, tha tutje mjeku kosovar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat