Rrustemi i VV-së përgëzon Sylejman Selimin që tha se “në veri është kthyer rendi”

Aktuale

Rrustemi i VV-së përgëzon Sylejman Selimin që tha se “në veri është kthyer rendi”

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 23:31
Sylejman Selimi

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është përmirësuar dhe rendi është rikthyer.

“Sot është situata në veri është ndryshuar, është kthyer rendi,” ka thënë Selimi.

Kjo deklaratë e Selimit është mirëpritur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili e ka përgëzuar për ndershmërinë e tij.

“Një shembull kur thuhet e vërteta dhe kur nuk je nga ata që të janë prishur bizneset”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat