Draft-statuti i Asociacionit, Joseph tregon pikën e mospajtimit me Kurtin

Aktuale

Draft-statuti i Asociacionit, Joseph tregon pikën e mospajtimit me Kurtin

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 23:04
Edward P. Joseph

Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Washington, Edward P. Joseph ka folur për insistimin e kryeministrit Albin Kurti për një draft-statut të ri edhe pse përmbajtjes së propozimit evropian i kishte thënë po.

“Kryeministri Kurti pranoi përmbajtjen, pranoi fjalët e statutit. Ishte forma rreth së cilës ai kishte shqetësime. Forma duhet të kishte blloqe nënshkrimesh. Kështu që ai pranoi përmbajtjen, por kishte një rezervë për formën, që e kuptoj. Por nuk e kuptoj tani, në qoftë se ju e pranuat përmbajtjen, si mund të thoni tani: Oh, dua të bëjë një statut tjetër. Këtë nuk e kuptoj”, ka thënë Joseph.

Profesori amerikan i është referuar ngjarjes së vitit të kaluar në Bruksel kur krerë të tre shteteve të BE-së Francës, Gjermanisë e Italisë kishin zhvilluar takime me Kurtin e Vuçiqin.

Joseph thotë se i jep të drejtë Kurtit për nënshkrimin.

“Mendoj se është e arsyeshme që kryeministri Kurti të kërkojë nënshkrim. Për mendimin tim, kjo është plotësisht e arsyeshme. Kemi parë çfarë bëri presidenti Vuçiq, pas gjithë kësaj dhe kështu me radhë, dhe normalisht ju e bëni këtë. Duhet të kujtoni se presidenti Vuçiq nënshkroi marrëveshjen e Uashingtonit megjithëse pak ndryshe, por ai nënshkroi. Dhe kështu mendoj që është në rregull”, ka thënë Joseph.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat