Dugolli i bindur! – Do të fitojmë më shumë se 50%

Aktuale

Dugolli i bindur! – Do të fitojmë më shumë se 50%

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 22:16
Enver Dugolli

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli është shprehur i bindur se në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen gjatë këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm partia e tij do të fitojë mbi 50 për qind.

Dugolli është pyetur se me cilën parti do të preferonte që VV të lidh koalicion, por ai, ka përjashtuar çdo koalicion të mundshëm me partitë opozitare.

“Ne do t’i fitojmë mbi 50 për qind dhe koalicion do të kemi vetëm me qytetarët “, është shprehur Dugolli.

Ai tutje ka insistuar se nuk do të bëjnë koalicion me asnjë nga partitë opozitare.

“Nuk preferojë asnjë koalicion se në të kundërtën ne nuk do të mundemi me i realizua synimet tona”, ka thënë Dugolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat